Në Ohër ka nisur sot samiti i “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Edi Rama mbërriti me makinë në qytetin e Maqedonisë së Veriut ku u prit nga zyrtarë vendas atje.
Kreu i qeverisë shqiptare zgjodhi që të udhëtojë me makinë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka patur një ndalesë edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Ndërkohë në videon e bërë publike nga Qeveria e RMV-së, Rama shfaqet në një tavolinë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili do të marrë pjesë në këtë samit. Abazoviç mbërriti në Ohër përmes një helikopteri.
Atje mbërriti edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb zgjodhi të shkonte me një avion çarter.
Në Ohër pritet që të miratohen disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fushën e taksave, turizmit, kulturës dhe arsimit.