Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës ka ndodhur në biznesin e reperit Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy.
Shpërthimi ka ndodhur në dyqanin e rrobave në emër të babait të reperit, ndërsa afër ndodhet edhe një biznes tjetër. Në biznes janë hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të shumta.
Kujtojmë se shpërthimi me tritol vjen pas një sherri para dy ditesh me reperin tjetër Kleviol Ahmeti, të cilin Noizy shfaqej në një video duke e qëlluar me grushte reperin Cllevio, para lokalit të tij.