Plagoset Marklen Haka në Fushë Krujë (Video)

8 June 2022, 14:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset Marklen Haka në Fushë Krujë (Video)
Mariglen Haka

Marklen Haka, është plagosur me armë zjarri në Fushë Krujë anëtari i bandës së Niklës. Në hyrje te Niklës, është plagosur me armë zjarri ne fytyrë, (nofull)  në rrethana ende te paqarta anëtari i bandës së Niklës, i cili ndodhet ne spitalin e Trumes jashte rrezikut per jeten.

Marklen ka qene duke levizur me makine dhe dyshohet se eshte qelluar  me pistolete ne nofull nga nje person ende i paidentifikuar i cili levizte ne kembe.

Njoftimi i policisë: 

Krujë/Informacion paraprak

Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja:

 


Video