Ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith dhe i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin e ri Bajram Begaj.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada britanike në Tiranë shkruan se King-Smith dhe Peach kanë vlerësuar qëllimin e Bajram Begajt për t’i shërbyer interesave afatgjata të popullit shqiptar.
Pas takimit, King Smith ka bërë me dije se ata kanë biseduar për rëndësinë e sigurisë rajonale, për rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, si dhe garantimin e standardeve më të larta në detyrat publike dhe emërimet.
“Diskutuam rëndësinë e sigurisë rajonale, duke adresuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe garantimin e standardeve më të larta në detyrat publike dhe emërimet.
I dërguari i Posacëm, Sir Stuart Peach, ndodhet në vizitë dy ditore në Shqipëri me synimin pët të përforcuar angazhimin e Britanisë për të bashkëpunuar me udhëheqësit shqiptarë dhe liderët e tjerë, për të promovuar në të gjithë rajonin institucione të forta demokratike dhe shoqëri të hapura.
Si aleatë të ngushtë, do të angazhohemi me Presidentin e zgjedhur Begaj që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të adresojnë sfidat e përbashkëta dhe të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi për të dyja vendet tona" - tha Ambasadori Alastair King-Smith.