“Vëllezër të hapur”, Rama poston foton në krah të Abazoviçit dhe Ali Ahmetit

8 June 2022, 17:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Vëllezër të hapur”, Rama poston foton në krah
Edi Rama, Ali Ahmeti dhe Dritan Abazoviç

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet në krah të homologut të tij malazez, Dritan Abazoviç dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ata kanë pozuar në Ohër aty ku ndodhen në kuadër të samitit të Ballkanit të Hapur. 

Ramas shkruan krahas fotos “Vëllezër të hapur”, duke treguar mbështetjen e politikanëve në foto për nismën e Ballkanit të Hapur, teksa vedos dhe flamujt e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Këtë të mërkurë u mbajt në Ohër takimi i radhës i nismës ”Open Balkan”, ku pjesëmarrës për herë të parë ishin dhe liderët e Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës, ndërkohë që mungonte kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Vëllezër të hapur”, Rama poston foton në krah


Video