Si u ngrit "kurthi" ndaj trafikantëve/ Kapet kontejneri me 1.2 ton kokainë në Holandë, arrestohet pritësi shqiptar

6 October 2022, 18:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si u ngrit "kurthi" ndaj trafikantëve/ Kapet kontejneri me 1.2
Magazina ku do zbarkonte droga

Policia belge ka vënë në pranga 5 trafikantë droge pas sekuestrimit të 1.2 tonësh kokainë nga autoritetet holandeze në portin e Roterdamit.

Mes të arrestuarve është dhe një shqiptar dhe një holandez, të cilët u kapën në flagrancë, teksa po kontrollonin kontejnerin në një magazinë në Oudebaan në Wilrijk, me shpresën për të gjetur drogën, pa e ditur se Policia iu kishte ngritur "kurth".

Autoritetet doganore holandeze e kishin hequr hequr më parë kokainë brenda kontejnerit që zbarkoi në portin e Roterdamit dhe hapësirë e lirë u mbush me një lëndë false.

Një shofer flamand e mori kontejnerin në Roterdam dhe e solli në Wilrijk, Belgjikë mbrëmjen e së martës. Pasi kontejneri ishte brenda, ndërhyri policia belge duke i kapur në flagrancë të dyshuarit.

Zëdhënësi Kristof Aerts i prokurorit publik të Antwerp u shpreh: “Pesë të dyshuar janë arrestuar. Bëhet fjalë për meshkuj të moshës 28, 29, 40, 45 dhe 54 vjeç. Të pestë gjyqtari i ka dërguar në paraburgim.”


Video