
Në Shkozë kanë mbërritur pronarët e banesave dhe forcat e policisë, mes të cilëve ka pasur tensione për shembjen e banesave nga forcat IKMT që bëhen për t'i hapur rrugë projektit të 'Unazës së Madhe'.
Një prej familjeve po bën rezistencë duke u mbyllur brenda në mënyrë që të bllokojnë punimet.
Banesa është në pronësi të Andrea Sulit, që ka nisur të ndërtohet në vitin 1998.
Për tokën ka certifikatë pronësie, por për godinën nuk ka.
Shembja e banesës bëhet për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe ndërsa janë dhe 10-15 shtëpi të tjera që janë parashikuar të shemben.
Pronari i banesës thotë që nuk është dëmshpërblyer. Për shembjen e banesës është njoftuar dy javë më parë, ndërsa mobiljet nuk i ka nxjerrë nga shtëpia. Banorët kërkojnë strehim dhe shpronësim për banesat e tyre.