Gjykata e Durrësit ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit "Porositësi", të cilët u vunë në pranga pas dëshmive të dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj.
Për këta dy të fundit është caktuar masa e sigurisë burg pa afat, po ashtu edhe për punonjësin e policisë së burgjeve Flamur Bejko.
Për 10 të arrestuarit e tjerë është caktuar masa e sigurisë burg me afat për 45 ditë, më konkretisht për: Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi, Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Armando Lama, Altin Celami (ushtarak. Porositësi i disa prej vrasjeve është Kasander Noga, i cilin ndodhet i arrestuar në Belgjikë.
Ndërsa është lënë i lirë Fatjon Hajdari me profesionin mësues.
Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj u paraqitën me vonesë në seancën gjyqësore nën masa të rrepta sigurisë. Pjesëmarrja e tyre ka shkaktuar tension në sallën e gjyqit. Senaca u ndërpre për pak minuta, për të rifilluar pasi u qetësua situata.
Kujtojmë se në kuadër të operacionit "Porositësi" u shpallën në kërkim dhe shtetasit: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.
Grupi kriminal prej 21 personash që kryenin vrasje u zbërthye pas dëshmive të dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët u tentua të merreshin peng mbrëmjen e datës 4 tetor në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas dosjes hetimore, teksa ishin duke udhëtuar me një motorçikletë tip “Piaggio”, vëllezërit Beqiraj i godet nga pas një makinë e zezë.
Ndërkohë që po përpiqeshin që të merrnin veten nga përplasja në tokë, menjëherë në vendin e ngjarjes mbërrojnë një tjetër makinë, tip BMW dhe prej saj dalin katër persona.
Teksa i godisnin me shkelma dhe grushte vëllezërit e shtrirë në tokë, personat në fjalë marrin me forcë në makinë Indrit Beqirajn, ndërsa Gentiani mbeti në mes të asfaltit dhe instiktivisht kapi telefonin duke njoftuar policinë se i kishin rrëmbyer vëllain.
Ata vendosën të bëheshin bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe treguan se i kishin njohur pengmarrësit, të cilët sipas tyre ishin persona të afërt me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi i Shijakut”. Ata po e vëzhgonin Aleksandër Lahon për ta ekzektuar me porosi të Kasandër Ngës.
Po ashtu, vëllezërit treguan se kishin marrë një porosi nga Kevin Zeneli dhe Ilirjan Feçi për të vrarë Arben Mërkurin në Sukth dhe Geron Hasanbelliun dhe dy nipërit e tij në Tiranë.
Sipas vëllezërve, porosia për vrasjen e Arben Mërkurit kishte ardhur nga Kevin Zeneli (Suçi), i cili iu kishte dhënë atyre edhe disa armë zjarri për të realizuar qëllimin.
Sa i përket vrasjes së Geron Hasanbelliut dhe nipërve të tij, vëllezërit tregojnë se ajo ishte porosi nga Kasandër Noga në Belgjikë. Madje, në dosje thuhet se vëllezërit kishin nisur vëzhgimin e Hasanbelliut që rrinte në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por e kishin parë si “objektiv të vështirë” dhe prandaj nuk kishini vepruar.
Përballë hezitimit të tyre, kishte vepruar vetë Kevin Suçi që mori porosinë nga Noga duke qëlluar me kallash gabimisht ndaj Erjon Çelës, të cilin e kishte ngatërruar me Geron Hasanbelliun.
Porositë edhe për këto vrasje janë dhënë nga Kasandër Noga.