
Prokuroria e Durrësit shpall mos-kompetencën e hetimit të vrasjeve dhe tentativave të vrasjeve për 14 të arrestuarit gjatë operacionit “Porositësi”.
Kjo dosje i kalon Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Grupi kriminal u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë, dy ditë më parë.
Dyshohet se dy vëllezërit Beqiraj po planifikonin të vrisnin Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut. Ky i fundit, për të parandaluar ngjarjen e rëndë, u bëri dje pritë dy vëllezërve në autostradë.
Personat e arrestuar në operacionin ‘Porositësi’
Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pellumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami