'Vila', ‘Porsche’, ‘BMW’ edhe ‘Audi’/ Ky është Albert Topuzi që iu sekuestruan 3.5 milionë euro pasuri në Elbasan

6 October 2022, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Vila', ‘Porsche’, ‘BMW’ edhe
Albert Topuzi

Ky është 46-vjecari Albert Topuzit, të cilit iu sekuestrua 3.5 milionë pasuri, që dyshohet se u përfitua nga trafiku i drogës dhe shfrytëzimi i prostitucionit.  Sipas policisë 46-vjeçari dyshohet se e ka përfituar pasurinë e tij nëpërmjet aktivitetit kriminal.

Nga prokuroria mësohet se Albert Topuzit i janë sekuestruar një vilë tre katëshe, një vilë 2 katëshe, 3 apartamente, si dhe 5 automjete, mes tyre edhe makina luksoze si ‘Porsche’, ‘BMW’ apo ‘Audi’. Në njoftimin e prokurorisë mësohet se janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe truall, një biznes për prodhimin e betonit.

Albert Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese. Disa prej pasurive i kishte kaluar në emër të vëllezërve të identifikuar si Bashkim dhe Gentian Topuzi.


Video