Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

24 May 2022, 17:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të
Makina e djegur, pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët këtë të martë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Vjetër.

Mësohet se automjeti ishte pa targa dhe ndodhej i parkuar prej kohësh aty. Mjeti është djegur plotësisht si pasojë e flakëve, teksa dyshohet për zjarr vënie të qëllimshme.

Banorët e zonës njoftuan zjarrfikësit të cilët kanë bërë te mundur shuarjen e flakëve. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video