Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur konfiskimin e 3.4 milionë eurove të gjetura brenda dy automjeteve "Toyota Auris" në vitin 2018 në portin e Durrësit, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Mësohet se shuma prej 3.4 milionë eurosh do i kalojë shtettit shqiptar. Shkalla e parë e GJKKO-së vendosi në fund të tetorit për konfiskimin e parave por ajo u apelua.
Për dosjen 'Toyota Auris', u dënua Elvis Vladi me 1 vit e 6 muaj burg për mosdeklarim të ardhurash. Dy automjetet me 3.4 mln euro u kapën në Durrës në 24 qershor 2018.
Në lidhje me këtë dosje, në shkurt të këtij viti u mor në pyetje nga prokurorët belg dhe ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, pasi ka qenë i pari i cili e ka denoncuar në sallën e Kuvendit, para se të kapeshin paratë.