Policia ka arrestuar pas dy muajsh pronarin e furrës së bukës në Shkodër, i cili u përfshi në një konflikt të armatosur në lagjen “Skënderbeg më 22 Mars të këtij viti.
Në pranga është vënë shtetasi Sadet Sala, 28 vjeç, banues në fshatin Barbullush. Ky shtetas u përplas me armë zjarri me shtetasin Armando Ndreu, 32 vjeç, banues në Shkodër. Ky i fundit vijon të jetë ende në kërkim.
Sipas policisë, ka qenë Armando Ndreu i cili ka qëlluar i pari me armë zjarri ndaj biznesit të Sadet Salës, pas një konflikti për motive të dobëta. Më pas, i është kundërpërgjigjur me armë zjarri edhe Sadet Sala.
Mbi 28 vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Polici vijon punën për kapjen e shtetasit Armando Ndreu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.