Artan Hoxha ka treguar detaje lidhur me hetimet në Belgjikë, duke theksuar se ndryshe nga sa ka bërë Shqipëria, në Belgjik hetimet vijojnë intensivisht. Por a do kemi emra politikanësh në qershor nga hetuesit belg? Sipas Artan Hoxhës padiskutim që do ketë elementë të politikës shqiptare në hetimet belge.
“Është një prokuror shumë i njohur atje. Pa diskutim që do dalin element të politikës shqiptare. Për disa detaje. Po jap një element. Mendonin se me këto para ishin sponsorizuar fushata politike dhe politikanë të veçante.
Nëpërmjet këtyre sponsorizimeve, këto personazhe nga bota e krimit kanë përfituar paprekshmëri dhe imunitet. Hetimi të dështojë ndaj tyre. Shumë prova të prishen. Të mos ketë hetim shterrues. Dhe kjo mund të veçohet nëse gjejnë element për të vijuar më tej,” tha Hoxha.