“Toyota Yaris” me 3.4 mln euro, Artan Hoxha: Ne nuk e hetuam fare çështjen

24 May 2022, 14:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Toyota Yaris” me 3.4 mln euro, Artan Hoxha: Ne nuk e hetuam fare
Gazetari Artan Hoxha

Policia konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris” në qershor 2018 në portin e Durrësit. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.

Lidhur me këtë çështje po zhvillohen hetime edhe në Belgjikë. Gazetari Artan Hoxha i ftuar, u shpreh se kjo çështje nuk është hetuar si duhet nga organet e drejtësisë në Shqipëri.

"Ne nuk hetuam çfarë duhet të hetonim në atë histori, pro e katandisëm çështjen vetëm në mos deklarim të ardhurash. Ne e finalizuam çështjen me dënime minimale dhe nuk u interesuam se çfarë ndodhi më tej. Nuk u interesuam fare se si doli informacioni në Kuvendin e Shqipërisë, nga e dinin politikanët që po vinte një ngarkesë e tillë dhe pse e bënë publike. Ata duhet të kishin lajmëruar policinë e shtetit dhe më pas të flisnin.

Ne nuk e hetuam fare çështjen. Gjatë 2 vitet të fundit në Shqipëri kjo çështje ka bërë shumë bujë se u përfshi edhe në lojën politike të brendshme. Fillimisht mes maxhorancës dhe opozitës dhe më pas brenda vetë opozitës, Berishës dhe Bashës. Autoritete belge nuk dinin asgjë, nuk e kanë ditur që po lëviznin euro në Shqipëri me vetura që ishin blerë në tokën belge, ata nuk e kanë ditur këtë gjë, e kanë nisur hetimin pasi është bërë zhurmë në Shqipëri.

Gazetari zbuloi në studion e Abc se lidhur me çështjen “Toyota Yaris” janë arrestuar 2 persona, me shtetësi shqiptare. Por ata nuk janë arrestuar në Begjikë. Njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe tjetri në Malin e Zi. më pas janë ekstraduar në Belgjikë. Në Belgjikë ndodhen të arrestuar 2 shtetas shqiptarë që nuk janë arrestuar në Shqipëri. Njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe njëri në Malin e zi dhe janë ekstraduar"


Video