Motori përplaset "kokë më kokë" me makinën, vdes shqiptari në Greqi

24 May 2022, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Motori përplaset "kokë më kokë" me makinën,
Motori pas aksidentit

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Santorini.

Mediat greke bëjnë me dije se viktima është i moshës 29 vjeç, identieti i të cilit nuk bëhet me dije. Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me motor, teksa u përplas "kokë më kokë" me një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Makina drejtohej nga një 30-vjeçar.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë të dhënë për të riun nga Shqipëria, ai kishte humbur shumë gjak e nuk arriti të mbijetonte.


Video