Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme

13 November 2022, 15:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy
Foto ilustruese

Kjo javë do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme.
Reshjet e shiut, do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar. Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare rrebeshe me rrufe.

Era, do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era e vrullshme në bregdet. Valëzimi në det i forcës 2 deri 4 ballë.

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy


Video