Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këtë të dielë është mbyllur përfundimisht institucioni i paraburgimit në Sarandë.
Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe transferimi i të burgosurve me fugona policie drejt burgut të Fierit. Një pjese e stafit të paraburgimit të Sarandës ka pranuar të transferohet me punë nëpër burgje të tjera te Shqiperisë. Ndërkohë që institucioni do të funksionojë edhe për pak kohë deri në plotësimin e dokumentacionit.
Tashmë, familjarëve të këtyre të paraburgosurve por edhe avokatëve apo prokurorëve do t’u duhet që për sherbimet në funksion të punës së tyre të shkojnë deri në Fier. Por edhe personat e paraburgosur t’i sjellin në Sarandë për seancat gjyqësore.