Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 të arrestuarit për fermat e kanabisit të zbuluara në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.
Në seancë kanë folur vetëm dy prej burrave të arrestuar, ndërkohë që për të arrestuarit e tjerë kanë folur vetëm avokatët përfaqësues të tyre.
Dy burrat kanë deklaruar para togave të zeza se kishin shkuar për të punuar pasi merrnin 50 mijë lekë (të vjetra) në ditë dhe se ishin të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetojnë. Prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të 11 shtetasve dhe caktimin për ta të masës së sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Gjyqtari Pëllumb Zaimi, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet a avokatëve e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e 11 shtetasve të sipërpërmendur dhe ka caktuar për të gjithë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Të arrestuarit:
1-Jurgen Ujkaj
2-Bashkim Mema
3-Sidrit Bisha
4-Endrit Xheka
5-Edison Mema
6-Mirvaldo Disha
7-Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat.
8-Blerim xheka
9-Samuel Lushaj
10- Drita Mema
11- Izmira Mema
Gratë e punësuara:
1-Fatmira Zaja
2-Dëshire Hoxha
3-Honke Farruku
4-Besnike Tartari
5-Hajrie Dika
6-Flora Kodheli
7-Lumturie Toshi
8-Diana Meta
9-Mimoza Doku
10-Sadie Gjana
11-Fatmire Tota
12-Mihane Marku
13-Afërdita Cani
14-Behije Hasa
15-Rrushie Cuku
16-Fatmire Marku
17-Valentina Disha
18-Elida Disha
19-Lule Luka
20-Rudije Halili
21-Mirushe Bardholi
22-Enkeleda Bardholi
23-Bukurie Bardholi
24-Vera Sala
25-Nurie Hysenaj
26-Shyrete Hysenaj
27-Laureta Stafa
28-Blerina Likmetaj
29-Dashurie Sinaj
30-Afërdita Hasa