Rama-Zelenskyt: Kosova po iu mbështet plotësisht, pavarësisht se Ukraina nuk e njeh

15 Qershor 2022, 20:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama-Zelenskyt: Kosova po iu mbështet plotësisht, pavarësisht se
Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën për shtyp me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, se Ballkani Perëndimor është i gjithi me Ukrainën, përfshirë Kosovën, vend i cili nuk njihet nga Ukraina.

Rama ka bërë në këtë mënyrë një lobim që Kievi ta njohë sa më shpejt Kosovën.

“Ballkani Perëndimor ka 5 vende në OKB. Të gjithë këto vende janë rreshtuar përkrah Ukrainës, pavarësisht marrëdhënieve që kanë me të apo fesë. Ka një vend të gjashtë, që Ukraina nuk e ka njohur ende. Ky vend është Kosova. Pavarësisht kësaj, Kosova po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë: sanksione ndaj Rusisë dhe mbështetje të plotë ndaj Ukrainës”, tha Rama.

“Kjo do të thotë që jemi të gjithë në një linjë për atë që përfaqësojmë”, shtoi kryeministri.

 

 


Vox Pop

Video