Hetimet për vrasjen e 27-vjeçarit Aleksander Sadikaj, të cilit iu bë atentat me bombë me telekomandë të shtunën e kaluar në Tiranë, janë shtrirë edhe jashtë vendit tonë.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha sot në një deklaratë për gazetarët, i cili tha se policia po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere.
“Pa diskutim jemi duke punuar, është një ngjarje e rëndë, nuk diskutohet. Policia po punon shumë ngushtë me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, edhe me partnerët tanë për të zbardhur gjithë këtë ngjarje të rëndë për nga mënyra se si u ekzekutua”, tha Bledi Çuçi
Aleksander Sadikaj ishte një emër i njohur, jo vetëm për drejtësinë shqiptare, por dhe atë greke. Burime bëjnë me dije se ai kishte një ekspuls nga shteti fqinj, pasi dyshohet se i ndjeri ka qenë pjesë e një i një ngjarje të bujshme në Greqi.
Dyshimet janë se 27-vjeçari u vra nga vrasës me pagesë të cilët e ndoqën nga një distancë e afërt dhe bënë shpërthimin e telekomanduar.