E tmerrshme/ “Monstra” e Fierit e përdhunoi Mateon e vogël, para se ta vriste në oborr

15 June 2022, 15:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E tmerrshme/ “Monstra” e Fierit e përdhunoi Mateon e

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani i akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të  parashikuar nga nenet 100/2 dhe 79 gërma “a” të K.Penal.

Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i M.V, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.

Menjëherë pasi është marrë kallzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.

Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari K. Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100m larg banesës së të miturit.

Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërimimit u gjet trupi pa jetë i viktimës.


Video