Nuredin Dumani do ta vriste/ Merret në mbrojtje polici, që u gjet fotoja në telefonin e "killerit"

15 June 2022, 15:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuredin Dumani do ta vriste/ Merret në mbrojtje polici, që u gjet
Nuredin Dumani

Një oficer policie është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dyshohet se ishte shënjestra e radhës e Nuredin Dumanit për t’u eliminuar. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.G. Fotoja e tij u gjet ne celularin e Nuredin Dumanit.

Dumani kishte marre porosi ta vriste. K.G ka qene më herët me detyrë  oficer në Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erjon Alibej.

 


Video