Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të vëllait të deputetit Kasem Mahmutaj, pasi dyshohet se janë vendosur nga veprimtaria kriminale.
Hetimi nisi për vëllanë e deputetit, Gazmend Mahmutaj, që është në burg në Itali për disa vepra penale dhe më pas u shtri edhe për dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas SPAK rreth 25 pasuri, të cilat nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.
Pronat e konfiskuara janë; apartamente, pallate, tokë truall, njësi tregtare, makina, etj në qytetin e Beratit dhe të tjera.