Sot dita e dytë e bojktotit të avokatëve, dje nuk u zhvilluan mbi 800 procese gjyqësore

15 June 2022, 08:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot dita e dytë e bojktotit të avokatëve, dje nuk u zhvilluan mbi
Foto ilustruese

Sot në ditën e dytë, vijon bojkoti i proceseve gjyqësore në të gjithë vendin kundër hartës së re gjyqësore që shkrin gjykatat. Ditën e djeshme mbi 800 procese nuk u zhvilluan.

Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhiaj i bëri apel qeverisë të reflektojë pasi protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Çfarë parashikon harta e re gjyqësore
Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1. Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim. 

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave.

Me vendimin e ri shkrihen gjykatat e shkallës së parë në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.


Video