Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Turqia ka hequr të gjitha masat kufizuese anti-covid për udhëtarët nga Shqipëria. Lajmin e ka bërë me dije ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale bëhet me dije se që prej 1 Qershorit nuk aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen për në Turqi dhe se udhëtimi lejohet për çfarëdolloj arsyeje.
Njoftimi:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi.
Duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen.
Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje.