U denoncua nga të bijat, arrestohet babai që përdhunoi vajzat e tij prej dy vitesh (EMRI)

15 June 2022, 17:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
U denoncua nga të bijat, arrestohet babai që përdhunoi vajzat e
Denoncimi tek Piranjat

Policia e Kavajës ka arrestuar një pedofil 40-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura. Në pranga është vënë shtetasi Fatos Metalla, banues në Kavajë.

Ka qenë vetë e bija e tij, 17-vjeçe, e cila e ka denoncuar babain e saj përmes emisionit "Piranjat", ku pretendon se ai ka abuzuar me të dhe të motrën e saj prej disa vitesh.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ "Piranjat", për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe." thuhet në njoftimin e Policisë.

Adoleshentja ka kërkuar me forcë që babai i saj të dënohet për krimet që ka bërë, pasi sipas saj ai nuk abuzonte vetëm me vajzat e veta, por edhe me vajza të tjera.


Video