Ende asnjë gjurmë nga zhdukja e shokut të Can Karriqit, e ëma: E mori një shok në telefon, do i kthente borxhin

15 June 2022, 17:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ende asnjë gjurmë nga zhdukja e shokut të Can Karriqit, e
Ulvi Skana

29-vjeçarin Ulvi Skana nga Dibra, por me banim në Kamëz ka humbur kontaktet me familjarët që prej datës 17 Maj. Policia ka nisur hetimet pas denoncimit të prindërve, ku dyshohet se atë e kanë rrëmbyer.

Dy ditë para se të humbte kontaktet me familjarët, Ulvi Skana shte kthyer nga Belgjika, teksa njihet dhe si shoku i Can Karriqit, miku i biznesmenit Ervis Martinaj që u vra në ditët e fundit të dhjetorit 2021 në Kamëz. Karriqi u ekzekutua brenda një makine me targa gjermane, nga persona ende të paidentifikuar, të cilët as sot nuk janë kapur.

Prindërit e Ulvi Skanës, Hasan dhe Thëllëza kanë dhënë një rrëfim për emisionin ‘Pa Gjurmë’ për momentin e fundit që kanë pasur me djalin e tyre, ditën që ai iku dhe nuk u kthye më kurrë.

Me lot në sy, nëna e 29-vjeçarit tregon se më 17 maj, Skana i ka kërkuar 200 lekë për të pirë kafe dhe është larguar nga shtëpia. Ajo thotë se në mëngjes djali ka marrë një telefonatë nga një shok i tij, ku i kishte thënë për t’u takuar se ai do i kthente 20 mijë lekë që ia kishte borxh 29-vjeçarit.

"Kam qenë të shtëpia, erdhi me datë 14 ne patëm me 15 ditëlindjen e çunit, e festuam te i vëllai. Të hënën doli si gjithmonë, të martën në mëngjes si ka marrë ca lekë për kafe dhe erdh ke shtëpia. Ishte drekë, më tha me jep një 2 mijë lek, po i kishte dhënë babi. I kishte thënë shoku do më japë 200 mijë lekë se mi kishte borxh. Me kapi për faqe se ka qenë i dashur. I vëllai 2 mijë euro hoqi ekspulsin. I dhash mos i kërko më lekë, se ai tjetri 2 mijë euro. Nuk tregonte për asnjë shok, Erdh nga ora 1 u la u ndërrua, më tha më jep 2 mijë lekë të dal. Babi rre tha me ka dhënë më pak lek. Si përherë. Prit të vijë nuk erdhi. Ka një javë nuk më vinte natën, vinte në mëngjes. Ai pale ku ishte më thonte, jam në institut. Atë natë nuk u interesova fare. Nuk iu thash gjë. Në aksham, më 18 maj i thash pa çoja një zile Ulit. Ajo ja çoi, nuk i kishte shkuar mesazhi. I fikur. Një ditë më pas. Se këta të rinjtë nuk dëftojnë për një ditë kur shkojnë. U mbyll telefoni. Dua të hapin telefonin. Jam tu shko se më ka një shok 200 mijë lekë. E kanë marrë që në mëngjes”, tha nëna e 29-vjeçarit.

Ditën kur është larguar nga shtëpia, nëna tregon se Skana kishte veshur atlete të bardha, xhinse blu dhe një bluzë të blu me vija të kuqe. Ndërkohë, i ati Iu bën thirrje autoriteteve që të veprojnë për të gjetur djalin e tyre.

“Këpucë të barxha, xhinse blu, një triko blu me vija të kuqe. I dobët, ka pasur mjekër”, tha nëna.

“Të bëjë punën e vet shteti dhe ta gjerë, nga drejtoi i policisë te ai i rendit”, u shpreh i ati.


Video