Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prej orës 18:00 ka nisur protesta e paralajmëruar kundër rritjes së çmimeve të produkteve të shportës, si dhe të naftës.
Qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin "Skënderbej" dhe më pas kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë. Ajo që vihet re është se edhe pse çmimet janë rritur më shumë, qytetarët në protestë janë më të pakët në numër se nga protestat e kaluara.
“S’mban më ujë pilafi” është slogani i protestës së thirrur në rrjete sociale, teksa gjatë marshimit dëgjohen brohoritjet: "Taksoni oligarkët, jo qytetarët", si dhe “Do dalim në rrugë me qindra e me mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeverië”. Gjithashtu janë ndezur edhe tymuese gjatë marshimit.