Plagosja e 19-vjeçarit në Vlorë/ Nga Fieri, shkoi të pinte kafe në Llakatund por aty gjeti…

12 October 2022, 22:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosja e 19-vjeçarit në Vlorë/ Nga Fieri, shkoi të pinte
Ilustrim

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 19-vjeçarit Sebastian Jalla në Llakatund, Vlorë.

Mësohet se Jalla me origjinë nga Fieri, kishte shkuar në një lokal në Llakatund për të pirë kafe, ndërsa aty është konfliktuar me një person.

Ky i fundit pas debatit kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte marrë prej aty një armë zjarri, pistoletë dhe hapi zjarr në drejtim të 19-vjeçarit.

Jalla mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa u transportua në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Video