'U doli para plumbave për të shpëtuar babanë'/ Si u vranë 44 vjeçari dhe djali i tij në Klos, vetëvritet autori (Emri)

12 October 2022, 15:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'U doli para plumbave për të shpëtuar babanë'/ Si

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Klos, ku mbetën të vrarë babë e bir. Mësohet se Ilir dhe Kenado Shira u vranë me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, në rrethana që ngelen mister. 

Djali 17-vjeçar ndiqte shkollën profesionale në Klos, ndërkohë që babai i kishte dalë para që më pas të dy të ktheheshin me furgon drejt fshatit të tyre, Fullqet. Në hyrje të një lokali në këtë qytet, ata janë qëlluar me armë, ndërsa për pasojë të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë.

Mësohet se 17-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i tij qëndroi për 1 orë e gjysmë në trotuar, deri sa të vinte ambulanca. Autori u identifikua si  Fiqiri Mjeshtri, nga informacionet mësohet se ai ka vrarë veten pas krimit.

Policia raporton se një nga autorët e vrasjes së baba e bir, Fiqiri Mjeshtri i ka dhënë fund jetës duke u vetë vrarë.

“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë shtetasit Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato Hasula dhe Englatin Hasula, ata janë nisur në Tiranë. Në marrjen e informacionit nga policia u vendosën në ndjekje dhe bë e mundur kapja e dy personave, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë. Policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes”, tha efektivi Dhimitraq Ziu.

Po ashtu thuhet se djali i kishte dalë në mbrojtje babait të tij, duke mbetur dhe vetë i vrarë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, babai i 17-vjeçarit mund të kishte shpëtuar, por nuk iu dha ndihma e nevojshme.


Video