Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ka shkuar në dy numri i viktimave në Klos, mediat shkruajnë se krahas 17-vjeçarit Kenado Shira ka ndërruar jetë në spital edhe babai i tij, një 44-vjeçar, Liri Shira. Viktima u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve.
Krahas tyre, mësohet se janë edhe disa të plagosur. Ngjarja sapo ka ndodhur në Klos dhe informacionet janë kontradiktore në lidhje me viktimat, të plagosurit si edhe shkaqen që çuan në këtë kasaphanë në mes të qytezës.