Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Autori i ngjarjes së rëndë në Klos këtë të mërkurë dyshohet se është Besnik Mjeshtri, ndërsa viktima është identifikuar Kenado Shira.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, për një vajzë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të mësuar detajet.
Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të vjetër që kanë pasur dy fise, konkretisht fisi Mjeshtri dhe Shira.
Sherri mes tyre ka degraduar këtë të mërkurë, në mes të rrugës, në qendër të Klosit, ku jashtë një lokali ka kërcitur arma e zjarrit.