Majtas, djathtas, kap dhe ik/ Kamerat kapin “skifterin” laçjan në Durrës (Video)

12 October 2022, 12:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Majtas, djathtas, kap dhe ik/ Kamerat kapin “skifterin”

Ka rënë në prangat e policisë, 33-vjeçari nga Laçi, i cili akuzohet për vjedhje supermaketesh në Durrës dhe Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 33-vjeçari nga Laçi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë në datat 4, 5 dhe 7 tetor.

Ndërkohë rezulton se i arrestuari është dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, gjithashtu janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë të supermarketeve.


Video