Makinat që po “marrin më qafë” killerat me pagesë të 'bosave të nëntokës', nga Nuredin Dumani te vëllezërit Beqiraj

12 October 2022, 10:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Makinat që po “marrin më qafë” killerat me

Vrasjet me pagesë kohët e fundit duket se është një “biznes i nëndheshëm” që po lulëzon në vendin tonë. Kjo vërtetohet edhe nga ngjarjet e shumta kriminale dhe kapjen e disa nga vrasësve me pagesë. Të fundit të arrestuar janë vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët bëhen përgjegjës për disa ngjarje kriminale në vend.

Ajo që vihet re, është se ndër vështirësit kryesore të këtyre vrasësve me pagesë janë sigurimi i mjeteve të punës. Që nga armët dhe tek makinat, këto mjete pune kanë sjellë konflikte mes kriminelëve që me pas i kanë nxjerrë zbuluar tek autoritetet.

Një konflikt i tillë ndodhi mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës që vulosi armiqësinë e përjetshme mes tyre. Dikur miq të ngushtë, por më pas armiq të përbetuar, që prej vitesh tentojnë të eliminojnë fizikisht njëri – tjetrin por edhe bashkëpunëtorët e tyre. Kjo është historia e dy vrasësve me pagesë Talo Çela dhe Nuredin Dumani. Ky i fundit i arrestuar disa muaj më parë pasi mbeti i plagosur në një atentat në Elbasan, ndërsa armiku i tij Talo Çela vijon ende të jetë në kërkim.

Nuredin Dumani ka pranuar të flasë për të shkuarën e errët dhe kriminale të tij. Ai ka rrëfyer para SPAK edhe se si nisi armiqësia mes tij dhe Talo Çelës. Mësohet se gjithçka ka nisur pas vrasjes së Andi Zylyfit, djalit të hallës së Erion Alibej. Nuredin Dumani rrëfen se në vitin 2019-të pati një konflikt me Talo Çelën pasi e kishte ndjerë veten të përdorur prej tij.

Dumani shprehet se një makinë që ai e kishte të falur dhe e ruante për ndonjë ngjarje tjetër por i ishte kërkuar nga Talo Çela për të kryer vrasjen e Andi Zylyfit. Por jo vetëm Dumanin me Talo Çelën, por edhe vëllezëri Beqiraj u futën në konflikt për makinat e krimit me miqtë e tyre, shkruan abc.

Në datë 4 Janar 2022, në zonën e Don Boskos në Tiranë ndodh një masakër me 1 të vrarë dhe 4 të plagosur. Por, mesa duket në këtë vrasje ishte ngatërruar objektivi. Kjo del nga dëshmia e Indrit Beqiraj, i cili është arrestuar së bashku me vëllain e tij Gentjanin, dhe ka rrëfyer disa krime të pazbardhura si dhe ka zbuluar një grup vrasësish me pagesë.

Në dëshminë e tij për ngjarjen e 4 Janarit 2022 në Don Bosko Indrit Beqiraj tregon se ai dhe vëllai i tij, së bashku me Kevin Zenelin (Suçi) kishin ndjekur Geron Hasanbelliun dhe nipat e tij. Ata kishin parë se Geron Hasanbelliu pinte shpesh kafe në të njëjtin lokal. Por dy vëllezërit Beqiraj, të pajtuar nga Kevin Zeneli me porosi të Kasandër Nogës për të vrarë Geron Hasanbelliun, nuk kishin mundur. Sipas dëshmisë së Beqiraj, miku i tij Kevin Zeneli i kishte marrë makinën pa paraljmëruar.


Video