Gjurmë të Ervis Martinajt në Vlorë? Flet kryekomisari Berberi

12 October 2022, 10:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjurmë të Ervis Martinajt në Vlorë? Flet kryekomisari

Kontrollet e FNSH në Vlorë mund të nxjerrin në dritë misterin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Që prej zhdukjes së tij më 2 gusht, kontrollet e policisë kanë qenë të shumta për të zbuluar mbi fatin e Martinaj.

Policia e Vlorës është pyetur sot në lidhje me kontrollet e shumta që kanë zhvilluar ditët e fundit dhe në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe se a kanë lidhje këto kontrolle me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Policia sqaron se shërbimet e policisë janë duke hetuar dhe se kanë ngritur skuadra hetimi.

“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim ne lidhje me procedimet qe kane ngritur skuadrat e hetimit”, tha zyrtari i Policisë.


Video