Kush e ka videon e “famshme” të Ervis Martinajt? Artan Hoxha: Nuk qarkullon më

11 October 2022, 21:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush e ka videon e “famshme” të Ervis Martinajt? Artan Hoxha:
Artan Hoxha dhe Vis Martinaj

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka deklaruar se video e shumëpërfolur e Ervis Martinajt ku ai i ofron një grupi kriminal 50 milionë euro për ta liruar është zhdukur.

I pyetur në emisionin "Log." se ku qarkullon tashmë kjo video, Hoxha tha se nuk ka më një video të tillë në qarkullim.

Pjesë nga biseda:

Hoxha ke thënë që ke parë një video?

Hoxha: Ku e ke dëgjuar ti këtë. Nuk po të them as e kam parë e as nuk e kam parë. Nëse dikush thotë se e kam parë ti duhet të shkosh tek Policia Gjyqësore, unë nuk kam plan të shkoj atje sot.

Ku qarkullon video?

Hoxha: Nuk qarkullon asgjë më.


Video