Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Lezhës. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Ferdinand Ndoja nga Fushë Kuqe e Kurbinit, i akuzuar për "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe “Prodhim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municioneve”.
Ai është vënë në pranga më 10 tetor në Varese, i cili u kap teksa drejtonte një mjet tip ‘Mercedes’, teksa po kalonte përmes Viale Belforte.
Pas kontrollit të plotë, agjentët zbuluan se ai ishte person i kërkuar nga autoritetet shqiptare, ndërsa akuzohet nga Gjykata e Lezhës.
Në Gusht të vitit 2021, Ferdinand Ndoja ka tentuar të vrasë shtetasin Pjeter Lleshaj po nga Fushë Kuqe e Kurbinit, pas një konflikti me njëri-tjetrin.
Tashmë Ferdinand Ndoja ndodhet në paraburgim dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.