EMRI/ Kush është shqiptari i arrestuar sot si pjesë e grupit të "Eskos", dikur ishte tek “Banda me Kallashnikov”

11 October 2022, 17:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Kush është shqiptari i arrestuar sot si pjesë e grupit
Ermir Meta nga Çorovoda

Policia greke ka arrestuar sot një 31-vjeçar shqiptar, i akuzuar si anëtar i dy prej tre bandave të Politeknikut Zografou, që drejtoheshin nga shqiptari i njohur me nofkën "Esko". Në pranga është shtetasin Ermir Meta nga Çorovoda.

Meta, ish-i dënuar i të ashtuquajturës “Banda me Kallashnikov”, doli në media më 1 Tetor ku shfajësoi veten duke thënë se nuk kishte lidhje me këtë bandë që u shkatërrua në Greqi, ndërsa vepronte dhe në universitetin Politeknik të Athinës.

Banda e Kampusit, ku bënte pjesë 31-vjeçari shqiptar, kryente grabitje me mizori të veçantë dhe trafikonte drogë, ndërsa anëtarët e saj akuzohen dhe për grabitje që kishin ndodhur më herët.

Disa nga anëtarët e kësaj bande u arrestuan më 10 tetor, në Kypseli. “Banda me Kallashnikovë”, ku bënte pjesë më parë shqiptari, grabisnin shtëpitë në periferinë jugore dhe dhunonin femra. 


Video