Vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve në Manëz, SPAK kërkon 10 vite burg për iranianin

12 October 2022, 10:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve në Manëz, SPAK
Bijan Pooladrag

SPAK ka kërkuar 15 vite burg për Bijan Pooladrag, iranianin që dyshohet për sulme terroriste në vendin tonë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit dhe në këtë mënyrë, SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për Bijan Pooladrag.

Bijan Poolagrad është ish-banor i kampit të muxhahedinëve Ashraf 3 në Manëz.

Referuar dosjes hetimore, ai është larguar nga kampi dhe ka marrë me qira një shtëpi. Hetuesit kanë dyshime se ai duke përdorur celularin e një vajze, u ka dërguar qeveritarëve iranianë të dhëna për muxhahedinët që janë në vendin tonë, fotografi dhe informacione të tjera. 

Hetuesit ranë në gjurmët e vajzës nga komunikimet e shpeshta që kishte me numrat jashtë vendit.

Më pas u vërtetua që celularin e saj ia kishte dhënë për ta përdorur Poolagrad. SPAK ka ngritur ndaj tij disa akuza si “kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “organizata terroriste”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorimi i pajisjeve”.

Pooladrag u prangos në Tetor 2020 nën dyshimin se ishte një agjent iranian me mision për të vrojtuar grupin e muxhahedinëve, një organizatë opozitare iraniane, e cila ka selinë aktualisht në Shqipëri pas evakuimit nga Iraku me ndërmjetësimin e amerikanëve.


Video