Pas rritjes stratosferike 5 ditë më parë, Bordi ka ulur sot me 5 lekë çmimin e naftës, e cila nga 245 lekë për litër, tashmë do të shitet me pakicë me 240 lekë për litër. Çmimi i shitjes me shumicë i naftës është caktuar me 228 lekë litri.
Ulje me vetëm 1 lekë ka pësuar edhe çmimi i benzinës, i cili nga 204 lekë litri që shitej më parë, tani do të shitet me 203 lekë litri, ndërsa çmimi me shumicë është caktuar në 191 lekë litri.
Nuk ka ndryshuar çmimi i gazit, i cili do tregtohet me 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.