Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Sebastian Jallaj, 19 vjeç, nga fshati Llakatund, i cili është paraqitur vetë në spital.
Burime nga spitali i Vlorës thanë se i riu është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.