Pas zjarrit, rrezik i ri në Abaze të Krujës, gurët shkëputen nga mali

13 August 2026, 09:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas zjarrit, rrezik i ri në Abaze të Krujës, gurët

Një problematikë e re është shfaqur në Abaze të Krujës ku po punohet për zjarrin.

Gurët kanë nisur të shkëputen nga mali dhe të rrokullisen duke rrezikuar jetën e banorëve dhe zjarrfikësve.

Ata po bashkëpunojnë mes tyre për lokalizimin e flakëve që e kanë bërë situatën mjaft kritike. Në një moment, ndërsa gurët bien nga mali, ata dëgjohen të paralajmërojnë njëri-tjetrin duke thirrur “largohu!”


Video