Absurdi në GJKKO - Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vite për përgatitj...
10 October, 17:12Fokus
Tri vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Krujë, në lagjet Abaze dhe Boje, si dhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Kameras.
Në lagjen Abaze, zjarri vijon në zonën e Kroit të Madh. Atje, banorët kanë nisur të marrin masa duke larguar fëmijët, të moshuarit dhe sendet me vlerë.
Helikopterët janë larguar, ndërsa situata nuk duket e mirë për shkak të erës që po favorizon përhapjen e zjarrit.
Situatë e njëjtë është edhe në lagjen Boje, ku zjarri vijon të jetë aktiv.
Ndërkohë, është riaktivizuar vatra në vendgrumbullimin e mbeturinave në Kameras.
Në të trija vatrat po ndërhyhet nga toka me mjete dhe njerëz ndërkohë që era fryn me intensitet.