Pas ankesave nga gazetarët, GJKKO heq kufizimet anti-covid

12 May 2022, 17:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas ankesave nga gazetarët,  GJKKO heq kufizimet anti-covid

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hequr kufizimet e masave anti-covid. Ajo ka shfuqizuar ligjin për kufizimet brenda seancave gjyqësore.

Ky vendim vjen pas ankesave të disa gazetarëve, ku pretendonin se gjyqtarët pëtfitonin nga ky ligj duke bërë seanca me dyer të mbyllura për ato gjyqe që ju interesonin. Tashmë edhe gazetarët do të munden të marrin pjesë në seancat që do të zhvillohen.

Sipas vendimit, në gjykatë, marrja e masave do të vlerësohet rast pas rasti. GJKKO ka marrë këtë vendim pasi në vend rastet me koronavirus janë ulur ndjeshëm dhe si pasojë nuk ishte më e nevojshme mbajtja në fuqi e kufizimeve të tilla. 

“Bazuar në gjendjen aktuale të përhapjes së COVID-19, nga autoriteti kompetent, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 113 të Ligjit nr. 44/2015 ‘Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” si dhe në zbatim të Vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Corona virus i ri nr. 986/3 prot., datë 26.04.2020 është nxjerrë urdhri nr. 273 datë 26.04.2022 “Për shfuqizimin e urdhrit nr.351 datë 29.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së Covid-19’. Në këto kushte janë shfuqizuar të gjitha masat e veçanta dhe kufizimet e vendosura më parë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Nisur nga situata aktuale, ku përhapja e COVID-19 është reduktuar ndjeshëm, rezulton se shkaqet të cilat kanë sjellë kufizimet e mëparshme janë minimizuar në nivel kombëtar, duke diktuar kështu heqjen e çdo kufizimi të marrë më parë. Heqja e kufizimeve të mësipërme duhet të reflektojë edhe në masat që gjykatat duhet të marrin lidhur me zhvillimin e gjykimeve.

 

Në kushtet aktuale, duhet të vlerësohet rast pa rasti nga çdo gjykatë në marrjen e masave organizative specifike në shërbim të transparencës ndaj publikut dhe medias, si dhe ruajtjes së shëndetit të stafit të gjykatës dhe çdo përdoruesi të saj”, thuhet në letrën e GJKKO.


Video