"Fle Basha", një lapsus apo tallje e "Fax News" me ish-kreun e PD? (FOTO)

12 May 2022, 16:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Fle Basha", një lapsus apo tallje e "Fax News" me

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha foli në seancën e sotme plenare në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim.

Por, gjatë kohës që deputeti demokrat fliste nga foltorja e Kuvendit, strisha e televizionit Fax News ishte "Fle Basha", siç mund ta shihni dhe tek fotoja e mëposhtme.

Nuk dihet nëse kjo është bërë qëllimisht nga ana e televizionit për t'u tallur me ish-kreun e PD-së apo ka qenë thjesht një lapsus.

Basha etiketohet shpesh herë nga kundërshtarët politik si "gjumash" duke e akuzuar se nuk ka bërë asgjë gjatë kohës që ka qenë drejtues në postet publike.

"Fle Basha", një lapsus apo tallje e "Fax News" me


Video