
10 bashki bashki te vendit po ndihmohen per te perballuar fatkeqesite.Ndihma ofrohet në kuadër të projektit “Forcimit të Kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Shqipërisë” financuar nga Qeveria e Polonisë nëpërmjet Fondit të Përshpejtimit të arritjes se Objektivave te Zhvillimit te Qendrueshem, dhe zbatuar nga PNUD në partneritet me drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Ministrinë e Brendshme.Projekti mbështet përpjekjet për forcimin e Shërbimit Shqiptar të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në dhjetë bashki: Tiranë, Durrës, Lezhë, Kurbin, Krujë, Shijak, Kamëz, Kavajë, Fier dhe Pogradec.

Raporti i Vlerësimi i Nevojave pas Katastrofës, i cili u hartua pas tërmetit të vitit 2019 që goditi Shqipërinë, tregoi se ekzistonte nevoja urgjente për të forcuar gatishmërinë ndaj fatkeqësive, ngritjen e strukturave të trajnuara dhe të pajsura me mjete e pajisje të përshtatshme për shpëtimin, reagimit në kohë dhe përmirësimin e kapacitetit të shërbimit zjarrfikës për t'u bërë funksionale në të gjithë nivelet.
Këto bashkiishin më të prekurat nga tërmeti dhe përballen me sfida të mëdha kur bëhet fjalë për infrastrukturën mbështetëse të strukturave zjarrfikëse. Ndërhyrjet e tjera të projektit përfshijnë ndërtimin e tre stacioneve të zjarrfikësve, prokurimin e tre automjeteve zjarrfikës, prokurimin e tre kontejnerëve USAR për sherbimin e MZSH. Ndërhyrjet e projektit përfshijnë gjithashtu trajnime për ngritjen e kapaciteteve për bashkitë përfituese të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore dhe rreziqeve.

Ne Lezhe, nje bashki partnere, u dorezuan kompleteve profesionale me veshje dhe pajisje mbrojtëse personale për zjarrfikësit që operojnë në tërritorin e bashkisë. Këto pajisje sigurojnë mbrojtjen personale përzjarrfikësit gjatë operacioneve të ndërhyrjes për të shpëtuar jetë njerëzish, mbrojtjen e mjedisit, gjësë së gjallëdhe për të mbështetur zhvillimin.Në zbatimin e projektit, Lezha si një nga bashkitë më të prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019, do të mbështetet edhe me një automjetzjarrfikës për zjarret urbane dhe pyjore, ndërtimin e Stacionit Zjarrfikës dhe një Kontejner Urban të Kërkimit dhe Shpëtimit me mjetet dhe pajisjet e nevojshme.
“Ky projekt është shprehje e miqësisë dhe e solidaritetit me Shqipërinë, si dhe provë e mbështetjessë vazhdueshme të Polonisë për aspiratat evropiane të Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet këtij projekti ne duam të vendosim një themel tjetër për të mbështetur Qeverinë Shqiptare duke reduktuar rrezikun nga fatkeqësitë dhe duke forcuargatishmërinë për reagim.” – tha Ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Monika Zuchniak-Pazdan.

“Dëshiroj të përshëndes partneritetin tonë me Qeverinë e Polonisë për këtë mbështetje që synon forcimin e kapaciteteve të Shërbimit Shqiptar të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, duke shpëtuar jetë, prona dhe duke përmirësuar sigurinë, efikasitetin dhe kushtet e punës së zjarrfikësve”- tha MonicaMerino, Përfaqësuesja e Përhershmee PNUD-it në Shqipëri, e pranishme në aktivitet.
