Nevila u masakrua nga një vrasës serial? Arrestohet një 44-vjeçar, gjendet edhe një transeksual i vrarë

7 June 2022, 13:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nevila u masakrua nga një vrasës serial? Arrestohet një

Një person është arrestuar në Massa për dy vrasjet e zbuluara në zonën e Sarzanës brenda 24 orëve.

Bëhet fjalë për një 44-vjeçar me banim në Aulla.

Ai u identifikua pasi atij i përket makina që është gjetur disa qindra metra larg trupit të një transeksuali të vrarë  sot: një Ford Fiesta ngjyrë gri, pa targë, brenda së cilës u gjetën të paktën dy kuti me armë dhe disa gjurmë gjaku.

Për momentin nuk dihet nëse bëhet fjalë për një vrasës serial, apo një person që vrau për herë të dytë për të eliminuar dëshmitarin e vrasjes së parë.

Trupi i pajetë i transeksualit që merrej me prostitucion në periferi të Sarzanës u gjet mbrëmë nga policia. Sipas raportimeve të para, ai ishte mbuluar me ferra dhe me gjurmë gjaku. 

Në trupin e të riut - sipas kryeprokurorit të La Spezia Antonio Patrono - kishte shenja të dukshme dhune. Për momentin ai nuk është identifikuar, por mund të jetë i një italiani.

Deri tani 44 vjeçari nga Aulla, dyshohet për vrasjen e Nevilës dhe transeksualit.

“Po përpiqemi të kuptojmë nëse vrasësi i ka kryer dy krimet pasi është vrasës serial, apo për t'i mbyllur gojën transeksualit që mund ta kishte parë teksa po merrte Nevilën në makinë. Megjithatë, nga burime hetimore rezulton se dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën/VoxNews


Video