Nesër vendoset "fati" i Gert Shehut, ja çfarë ka kërkuar Prokuroria

8 December 2022, 17:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nesër vendoset "fati" i Gert Shehut, ja çfarë ka
Gert Shehu dhe Berisha

Ditën e nesërme, 9 Dhjetor, në orën 12:00 pritet të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore, ku do t'i caktohet masa e sigurisë 31-vjeçarit Gert Shehu, i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha para portestës së 6 Dhjetorit.

Burime bëjnë me dije se prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të japë masën "arrest me burg" për 31-vjeçarin. Gjithashtu, autoritetet janë në pritje të analizave laboratorike të Institutit të Mjekësisë Ligjore që do të dalin në përfundimin nëse Gerti Shehu ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin që qëlloi me gursht Berishën.

Prokuroria vijon hetimet dhe ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të 3 ditëve të fundit të vendeve ku ka qenë 31-vjeçari, përfshirë dhe itineratin që ndoqi ditën e sulmit.

Gert Shehu rezulton me precedent të mëparshëm penalë. Ai është arrestuar për kanabis, plagosje të rëndë e prishje të qetësisë publike.


Video