Parlamenti zviceran ka miratuar ditën e sotme me 129 vota pro dhe 52 kundër marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton njohjen e pensioneve shqiptare nga Zvicra. Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Në postimin e tij, Rama jep edhe lajmin tjetër se më 6 dhjetor, kishte komunikuar me homologen italiane, Giorgia Meloni, e cila gjithashtu i kishte premtuar se e njëjta marrëveshje do kalonte edhe në parlamentin italian.
Postimi i plotë:
Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti
Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike
***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë